SPAK ka njoftuar zyrtarisht në lidhje me operacionin e kryer me EUROJUST dhe Interpol. Operacioni ishte bashkëpunim mes Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.
“Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali.
Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta. Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas2.7 shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh. Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.
Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme. Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore” njofton SPAK.