-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autoshkollat bojkot dhe protestë

Kryesoret

Shoqata Kombëtare e Autoshkollave ditën e sotme ka bojkotuar aktivitetin. Sipas tyre ndryshimet e fundit që janë bërë sa i përket pagesave të lejeve të drejtimit dhe kohëzgjatja e tyre ka shtuar më tej shpenzimet e autoshkollave prandaj nuk janë dakord.

“Kryesia e shoqatës kombëtare të autoshkollave, duke marrë një vendim për bojkotin të të gjitha shërbimeve pranë drejtorisë së Transportit rrugor, pasi veprimet e saj bien ndesh me disa elementë të një transparence mbi këto lloj shërbimesh. Ajo që është më kryesorja, mosinformimi i grupit të interesit, veprim të cilin nga ana ligjore e ka të detyrueshëm që 30 ditë përpara se të aprovohet një shërbim detyrimisht duhet të njihet grupi i interesit për procedurën e veprimit.

Këtu bëhet fjalë për ndryshimin e tarifave. Edhe sot që ne flasim, që ka hyrë në fuqi ky vendim, në të gjitha drejtoritë rajonale, autoshkollat si grupe interesi në mënyrë indirekte janë të cenuara nga ky lloj veprimi. Cenimi kryesor vjen si rezultat i mosinformimit. Sot ne nuk dimë akoma sesi është kjo lloj procedure shërbimi.

Si qytetar, disa nga këto rritje nuk qëndrojnë. Autoshkollës i është rritur shërbimi në disa aspekte. Konkretisht, një kandidat për leje drejtimi të kategorisë B, përpara se të regjistrohet pranë autoshkollës, duhet të prezantojë pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor një pagesë 1 mijë lekë të reja që lidhet me autorizimin e shërbimit për trajtimin e teorisë. Drejtuesi i mjetit i nënshtrohet anës teorike. Automatikisht, ai duhet të prezantohet pranë këtij institucioni ditën që e ndjen veten të aftë për teorinë, duke iu shtuar një tarifë shërbimi 1 mijë lekë të reja” thuhet në deklaratën e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit