Protestuesit të cilët morën pjesë në protestën e sotme kanë vazhduar tubimin e tyre ndaj banesës së ish-kryeministrit.
Për herë të parë mori pjesë edhe Gazment Bardhi i cili iu bashkua mbështetësve të Berishës në drejtim të rrugës “Mustafa Mohiti”.
Bardhi dhe deputetët mbështetës të tij nuk kanë marrë pjesë në tubimet e zhvilluara thuajse çdo mbrëmje pranë banesës së Berishës, që prej vendosjes së këtij të fundit në arrest shtëpiak.