Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) Serbia ka paralajmëruar blerjen e mbrojtjes kundërajrore kundër dronëve, helikopterëve dhe tashmë, gjatë vitit 2024 ushtria serbe do të pajiset edhe me një mijë dronë.
“Kur presidenti serb, i dashuruar pas statistikave, fillon të bëjë “xhonglimin” me numrat, është e mençur që deklaratat e tij të merren me kujdes, sepse realiteti jo gjithmonë ndjek njoftimet”, shkruan gazetari Michael Martens në atë tekst për FAZ.
Por, siç shton ai, Vuçiç nuk po flet kot për industrinë ushtarake – sistemet kineze FK-3 dhe armët e tjera janë blerë. Sipas institutit të Stokholmit SIPRI, vitin e kaluar Serbia investoi më shumë para në ushtri sesa pesë vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor së bashku, kujton FAZ.
“Ai po armatoset në mënyrë retorike”, shkruan gazeta dhe kujton se si Vuçiç shprehu admirimin e tij kur Azerbajxhani rifitoi kontrollin e Nagorno-Karabakut në një aksion për të cilin kishte dekada të tëra në mosmarrëveshje me Armeninë.
“FAZ” një pushtim me tanke do të ishte një “sipërmarrje potencialisht katastrofike për Serbinë, nëse Kosova pajiset me raketat antitanke Javelin”, të cilat, siç u tregua në Ukrainë, shkatërrojnë efektivisht tanket.