Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku një banor ka goditur me mjet gjatë një konflikti me një tjetër person.
Është arrestuar në flagrancë E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.