-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita gati për protestë, mbi 400 efektivë të RENEA-s “blindojnë” Kuvendin

Kryesoret

Ditën e sotme rreth orës 17:00 opozita ka paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet para parlamentit pasi brenda tij do të zhvillohet seanca plenare.

Ndërkohë Policia duhet se ka marrë masa për protestën që pritet të mbahet ditën e sotme. Disa furgona policie dhe makina ujëhedhëse janë vendosur në ambientet para Parlamentit, për të bërë të mundur parandalimin e çdo përshkallëzimi.

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit, ku si në çdo protestë krijohet kordon me efektivët në perimetrin e parlamentit.

Protesta e opozitës vjen pas një seri tubimesh të përmasave të vogla, pas vendosjes në “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ata pretendojnë se deputetëve të opozitës u janë mohuar të drejtat në Parlament, kryesisht sipas tyre, e drejta për komisionet hetimore parlamentare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit