Ka nisur protesta e njoftuar nga opozita. Disa nga krerët e rithemelimit kanë folur gjatë protestës. Njëri nga ata ishte dhe deputeti Ervin Salianji i cili është përjashtuar nga Parlamenti.
“Miq me shumë prej jush takohemi pas një farë kohe dhe gjithë këtë kohë duhet ta shfrytëzojmë për të rrëzuar Ramën.
Të na bashkohen bashkë me ju dhe bashkë me ne kundër Ramës dhe qytetarë të tjerë.
Të nderuar miq sot e patë si na bllokoi se nuk kishte çfarë të thoshte pasi bashkëpunëtori i tij tha se kreu i bandës mafioze është Rama.
Ai tha se ne zihemi pasi vjedhim dhe më pas Rama na turr drejtësinë. Zotërinj, Rama i ka nënshtruar të gjithë institucionet, e kishte dhe opozitën por nuk do ta ketë më.
Të nderuar miq, vidhet çdo ditë në këtë vend të gjithë bashkëpunëtorët e Ed Ramës kanë përfunduar burgjeve pasi nuk i duhen më. Rama ik!
Rama bllokon ,me gardë duke kthyer parlamentin si kazermë dhe në çdo cep vidhet. Sa më shumë ata shtojnë presionin aq më shumë, shtojnë dhe qytetarët në shesh. Sa më shumë rrisin taksat aq më shumë rrisin vjedhjet.” shtoi Salianji
Salianji në protestë: Rama nuk kishte çfarë të thoshte se foli Ahmetaj për të









