Deputeti Ervin Salianji i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” u shpreh se pavarësisht se ka qenë kundër Sali Berishës i është nënshtruar vullnetit të shumicës. Megjithatë, vijoi më tej ai, vazhdon të besojë se PD-ja duhet të rikonceptohet, duhen raporte të forta me SHBA dhe që duhet të mbështetet SPAK-u.
Salianji: Ka dy rrugë, ose radikalizim në parlament, ose në shesh me qytetarët
“Pas 10 vitesh Basha doli dhe tha kam qenë pupac i Berishës. Që këtu unë e kam mbyllur me Bashën si personalitet politik. Ndryshe nga shumë kolegë që flasin tani për gabimet e tij, unë kam qenë dhe votuar kundër djegies së mandateve dhe i kam thënë marrëdhëniet me SHBA duhet të ishin prioritare.
Berisha është shumicë. Por kjo nuk më pengon mua të them që duhet të rikonceptohet PD dhe se themelore janë raportet me SHBA dhe që duhet ta inkurajojmë SPAK-un. Sali Berisha merr 500 mijë vota. Ai është shumicë. Cfarë të themi tani?” tha ai.