-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i “Zgjedhores”/ Bylykbashi: Rama do krizë që të harrohen skandalet e veta

Kryesoret

Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij për mediat pas dështimit të komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ai u shpreh se një reformë pa konsensus nuk i intereson askujt veç kryeministrit Edi Rama.

Bylykbashi shtoi se është Rama ai që kërkon tension politik., pasi në këtë mënyrë kërkon të mbulojë skandale si ai i inceneratorëve dhe Porti i Durrësit.

Bylykbashi: Teoria e konsensusit nuk vlen më për të. Ai kërkon numra në parlament, që të marrë zgjedhjet.

Ajo që kërkon opozita është vendosja e rregullave të barabarta. Që të ndalohet  ndërhyrja e shtetit në zgjedhje.

Kush guxon të blejë votën të marri dënimin e merituar. Rama këto nuk i do, ai kërkon ta mbyllë me atë që ka bërë marrëveshje, Lulzim Basha.

Ky komision është ndërtuar veçmas asaj që kërkon rregullorja. Ky komision duhet të shërbejë për të zgjidhur krizën, por Rama kërkon një krizë tjetër shtesë që të harrohen  skandalet.

Ajo që është për të ardhur keq është që me kërkesë të atyre që ka emëruar për të qenë pjesë e opozitës, përjashtohen deputetët e tjerë se mbajnë pankarta në sallën e kuvendit.

Ai nuk i do në mënyrë që t’i plotësohen kushtet për të miratuar ato që duhen.

Ne kemi bërë kërkesën tonë që të rinovohet anëtarësia, presim që mazhoranca të reflektojnë në përputhje me atë që është e drejta.

Vijon…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit