Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 80 u plagosën sot pas një shpërthimi masiv në një fabrikë fishekzjarre në Indinë qendrore, thanë autoritetet.
Imazhet e transmetuara nga rrjetet televizive indiane treguan flakët nga fabrika që ngriheshin në qiell pas shpërthimit në distriktin Harda, shteti Madhya Pradesh.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra autoambulanca për të transportuar të plagosurit në spital.
Sipas zyrtarit të policisë së qarkut, Rajeswari Mahobiya, “numri i vdekjeve deri më tani është 8 dhe të plagosurit rreth 80”.
“Numri i të vdekurve besohet të rritet,” tha ai për AFP.
Rreth 15 makina zjarrfikëse u mobilizuan për të shuar zjarrin, tha Kailas Sand Part, një zyrtar në zonë që po koordinon operacionet e shpëtimit në fabrikë.
Në këtë njësi punojnë rreth 200 deri në 300 persona, por nuk dihet se sa ishin në fabrikë kur ndodhi shpërthimi, shpjegoi ai.
Massive fire after explosion at firecracker factory in the Harda of Madhya Pradesh, India 🇮🇳 (06.02.2024)
Atleast 5 people killed and more than 15 injured.
TELEGRAM JOIN 👉 https://t.co/9cTkji5aZq pic.twitter.com/KkSmgo71Ga
— Disaster News (@Top_Disaster) February 6, 2024