-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Intervista te 5Pyetjet.al/ Sqarimi i plotë nga Giorgio Rubolino: Kush fiton pension në Itali?

Kryesoret

Italia firmosi zyrtarisht ditën e sotme marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë. Por kush janë shqiptarët që do të përfitojnë në Itali, sa do të përfitojnë dhe për pyetje të tjera, të gjitha dilemat i sqaroi në një intervistë për “5Pyetjet.al” sekretari i Diasporës shqiptare, Giorgio Rubolino në një lidhje me “Skype” nga Italia. Së pari, zoti Rubolino sqaroi se nuk bëhet fjalë për 500 mijë shqiptarë, por një numër shumë herë më të vogël.

Shifrat fryhen dhe nuk e di arsyen. 500 mijë janë shqiptarët që jetojnë sot në Itali. Këta janë shqiptarët që jetojnë në Itali së bashku me familjen, prindërit, fëmijët. Kurse personat që punojnë janë 150-200 mijë maksimumi. Në rang Italie numri i atyre që janë të interesuar për të dalë në pension nuk janë 500 mijë.

Është budallallëk të përmendësh shifra të tilla. Këto shifra janë të studiuara nga Shqipëria dhe Italia dhe mbi bazën e shifrave që kanë studiuar është hartuar, ka dalë ligji që ka akorduar fondet për 10 vitet e ardhshme. Mbi bazën e atyre shumave del numri i personave që kanë parashikuar ata. Nga studimi që kemi bërë ne, na del që personat e interesuar për të dalë menjëherë në pension janë të rendit, 1-2 mijë në vit” tha ai.

Por sa mund të përfitojë një shqiptar pension në Itali nëse ka punuar minimalisht 20 vite që është kufiri? “Niveli i pensionit për ne shqiptarët që kemi filluar pas ’96 me sigurime, nuk janë të majme por krahasuar me të Shqipërisë janë shumë më të majme.

Unë kam punuar 20 vite në Shqipëri marr 100 Euro në muaj në Shqipëri. Në Itali kam punuar 16 vite por m’u njohën edhe vitet që kam punuar në Shqipëri, sikur të kem punuar në Itali marr 1200 Euro në muaj. Nëse llogariten vetëm 20 vite në Itali shifra është diku 600-700 Euro dhe mund të arrijnë nëse kanë punë të mira mund të arrijnë 1800 Euro”.

Çfarë ndodh me ata që nuk kanë plotësuar vitet e punës? “Shumë shqiptarë që kanë arritur moshën 67-vjeç të daljes në pension nuk dalin dot në pension sepse veç moshës duhet të kesh vitet, që në Itali është 20 vite dhe në Shqipëri 15 vite. Pa plotësuar këtë nuk mund të dalësh.

Ata që nuk i plotësojnë këto kushte bëjnë kërkesë për pension social. Ndihmë që u jep shteti atyre që nuk kanë të drejtë për pension. Asistenca sociale është e nivelit 400 mijë lekë. Por për ta përfituar duhet të rrish me cdo kusht në Itali, pasi ta pret ose ta heq fare nëse nuk qëndron në Itali për një kohë të gjatë”.

Po ata që e kanë kaluar moshën 67-vjeç mund të quhen të “djegur”? “Ligji thotë se ke të drejtë të marrësh pensionin nga momenti që bën kërkesë. Derisa nuk ke bërë kërkesë nuk ke të drejtë të pretendosh” tha ai.

Ka një shpresë për shqiptarët që kanë punuar në të zezë. “Por kur të arrijnë moshën e pensionit 67 vite e disa muaj kanë të drejtë për të aplikuar për pension social që fillon me 400 Euro dhe shkojnë mbi 600” deklaroi Giorgio Rubolino.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit