-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush po e ndez Kosovën? Eksperti te “5Pyetjet.al”: Trump, pushimi dhe ku gaboi Kurti

Kryesoret

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruante dy ditë më parë se Serbia po pret “një mundësi” për ta pushtuar veriun e Kosovës. Por çfarë po ndodh realisht në Kosovë tashmë që janë rindezur tensionet pas heqjes së dinarit dhe përplasjes së re të Albin Kurtit me SHBA-në? Eksperti i sigurisë Bedri Elezi në një intervistë me skype për “5Pyetjet.al” deklaroi se Kosova ka të drejtë për të vendosur monedhën, pra Euron, por gaboi që nuk u konsultua me aleatët duke i dhënë mundësi Serbisë të justifikojë veprimet që mund të shkojnë larg.

Kosova gaboi sepse po i mundëson Vucicit justifikimin e veprimeve në emër të të drejtave të serbëve në veri dhe veprimeve të Prishtinës për të mos i lejuar për të përdorur dinarin. Prandaj veprimet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme dhe të koordinuara me SHBA-në të cilat kanë në kohë reale matjet e duhura dhe informacionet se cfarë mund të sjellin.

Pajtohemi me paralajmërimin gjerman se ekziston rreziku që të kemi një përshkallëzim që do të mbështetet nga Serbia me serbët lokalë që kanë shprehur pakënaqësinë për heqjen e dinarit. Duhet të koordinohemi në mos me të tjerët me pesë vendet e QUINT-it” tha ai.

Por çfarë ndodh me Kosovën nëse Donald Trump rivjen në krye të Shtëpisë së Bardhë? “Ne mund të kemi ndryshim në SHBA dhe BE dhe mund të mos kemi mbështetje të duhur si tani. Edhe ardhja e Trump mund të mos jetë e mirë për Kosovën.

Ne e kemi që politika e Trump ishte në drejtime të tjera dhe Kosova nuk ishte në tavolinën e tij për ta mbështetur. Edhe BE mund të vijnë forca të cilat nuk do të kenë fokusin e mjaftueshëm për të ushtruar presion ndaj Serbisë. Në vend që të shfrytëzonim këtë periudhë mund të kemi një situatë që mund të shkaktojë probleme serioze për Kosovën” deklaroi ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit