-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pensioni do t’ju vijë nga Italia në Vlorë”! 800 Euro, kush fiton? (Intervista te 5Pyetjet.al)

Kryesoret

Shqipëria dhe Italia firmosën sot marrëveshjen për njohjen e pensioneve. Shqiptarët që përfitojnë janë të shumtë, por jo të gjithë. Por cilat janë kategoritë? Drejtoresha e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj në një intervistë për “5Pyetjet.al” sqaroi se kush janë përfituesit. Një pikë e rëndësishme e kësaj marrëveshje është heqja e kushtit për vendin që do të zgjedhësh të jetosh për të përfituar.

Me marrëveshjen nuk do të jenë të detyruar që të heqin dorë apo të detyruar të jetojnë në Shqipëri apo Itali, pensioni do u ndjekë nga pas. Nëse duan të jetojnë në Shqipëri pensioni do u vijë në llogari bankare në Shkodër, Vlorë, po aty ku të doni të jetoni. Nëse doni të jetoni në Itali dhe pensioni shqiptar i bashkëngjitet pensionit italian dhe transferohet në Itali” tha ajo.

Për ata që kanë kaluar 67-vjeç nuk ka asnjë shpresë. “Ligji nuk ka efekt prapaveprues. Marrëveshja që nga ky moment që firmoset dhe futet në fuqi secili ka të drejtë ta kërkojë pensionin e tij. Kjo është fatkeqësi për vitet e humbura. Këto nuk kanë mundësi të përfitojnë vendimet e humbura” tha ajo.

Por sa shkon pensioni minimal. “Nëse keni 20 vite vetëm në Itali, të plota, nuk është një shumë e caktuar sepse varet nga vitet e punës dhe llojin e punës. Mund të them me 20 vite, mendoj rreth 800 Euro. Por nëse ka pasur një punë të keqpaguar, kjo shumë nuk shkon 800 Euro, por 500-600 Euro. Nuk është fikse” tha ajo.

Gjithashtu edhe shqiptarët që kanë punuar në të zezë nuk përfitojnë nga marrëveshja mes dy vendeve. “Të gjithë ata që kanë punuar në të zezë në Itali janë vite të djegura dhe të shkuara dëm” tha ajo.

Intervista te 5Pyetjet.al/ Sqarimi i plotë nga Giorgio Rubolino: Kush fiton pension në Itali?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit