-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Politikanët duan të kapin gratë e tyre”! Kush tradhton tre vite burg (Intervista me avokatin)

Kryesoret

Rasti i mjekut kardiolog, i cili kishte marrëdhënie me një të mitur 16-vjeçare ndërkohë që ishte i martuar me një grua dhe kishte edhe 2 bashkëjetesa të tjera paralele, ka bërë që ligjvënësit të reflektojnë në lidhje me konceptin e martesës dhe bashkëjetesës.

Së fundmi, përveç mjekut, ka pasur edhe shumë raste të tjera ku vajza dhe gra i kanë dhënë fund jetës pasi kanë kuptuar që bashkëshorti i tradhtonte dhe kishte lidhje paralele.

Me ligjin e ri që pritet që të miratohet mbajtja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në te njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Por a do të ketë sukses ky ligj? Avokati Ndue Pjetra në një bisedë me skype për “5Pyetjet.al” deklaroi se ligji do të dështojë, pasi nuk ka struktura për të mbledhur provat dhe se policia nuk mund të futet në familje.

Mendoj se po të flasim realitetin, këta që janë shterë trutë në parlamentin shqiptar dhe që vazhdojnë duke bërë ligj dhe nuk e kanë idenë fare të ligjeve, tani po përgatiten të fusin gratë e veta në burg.

Nuk kanë më potencë për të kryer disa veprime dhe tani çfarë do të bëjnë do të ndjekin gratë e tyre, por nëse i përndjekin vetë, do të bëjnë një tjetër vepër penale përndjekje prandaj po ndryshojnë ligjin. Por ky ligj do të dështojë. 

Ky ligj maksimumi 100 apo 200 veta janë, të tjerët nuk kanë mundësi, sepse nuk kanë ekonomi. Ta mbash një tjetër duhet t’i blesh shtëpi, makinë, etj. E ke detyrim. Por kush mund ta bëjë këtë, një çoban apo një qytetar i thjeshtë? Atëherë ky ligj bëhet për ata që kanë bërë korrupsion dhe kanë bërë lekë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit