-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“The Guardian”: Kosova akuzohet për nxitje tensionesh

Kryesoret

“Kosova akuzohet për rritje të tensioneve ndëretnike duke ndaluar përdorimin e dinarit serb” është titulli që mediumi prestigjioz “The Guardian” ka pasur në ballinë të martën në mëngjes, duke përmendur akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kundër rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar autoritetet e Kosovës se ‘po rrisin tensione ndëretnike’ pa nevojë pasi Qeveria vendosi masën e ndalimit ndaj valutës serbe dhe udhëzoi komunitetin serb të pranojë euron.

Bastisjet policore të urdhëruara nga ministri i Punëve të Brendshme në katër organizata që punojnë në zonat e populluara me serbë, që erdhën disa ditë pas vendimit për valutë, kanë shtuar frikë për përshkallëzim të situatës së sigurisë”, ka shkruar “The Guardian”.

Aty janë përmendur edhe akuzat e zyrtarëve serbë se vendimi i BQK-së do të ndikojë në jetën e përditshme të serbëve që varen nga asistenca sociale e Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit