Një 37-vjeçar shqiptar është vrarë nga një bashkëatdhetar 21-vjeçar në një nga lagjet e Londrës veriore.
Siç bëjnë me dije mediat lokale kjo ngjarje ka ndodhur në Enfiled.
37-vjeçari Bledi Petraj nuk iu ka rezistuar dot plagëve të marra nga 21-vjeçari Kozma Papa.
“Ambulanca u thirr në Queen Elizabeth’s Drive, N14, në orën 14:04 të së dielës, 4 shkurt. Një 37-vjeçar, i cili quhet Bledi Petraj, është gjetur me plagë me thikë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht vdiq më vonë të njëjtën ditë.”