-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha paralajmërim për zgjedhjet: PD fitoi në 91-shin dhe do fitojë përsëri

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka paralajmëruar se Partia Demokratike do të fitojë përsëri zgjedhjet.

Në protestën e sotme që po mbahesh poshtë shtëpisë së tij, Berisha theksoi se PD fitoi në vitin ‘92 se ishte e pamposhtur dhe do fitojë përsëri, sepse qëndron edhe sot e pamposhtur.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Ditë të bardha po vijnë për demokracinë shqiptare, ditë të bardha po vijnë për Shqipërinë, ju misionarët e shpresës po i sillni ato, nderim paçi gjithmonë!

Për këtë, më lejoni t’ju kujtoj vetëm dy raste kur PD ka sjellë dritën nga errësira për Shqipërinë, ka sjellë ditët e bardha për shqiptarët.

Herën e parë ishte viti 1992. Në atë kohë ishim një parti pak më shumë se 1-vjeçare. Nuk kishim asgjë. Pas 45 vitesh sundim të Partisë së Punës, pushteti dukej i pamundur.

Madje zgjedhjet e para, ato të vitit 1991, Ramiz Alia i grabiti dhe e paraqiti veten si fitimtar vetëm e vetëm që të ruante pushtetin komunist. Ato zgjedhje ishin si dy pika uji me zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

Por çfarë ndodhi? Më 22 mars të vitit 1992, PD realizoi të pamundurën, realizoi ëndrrën.

Ne fituam në vitin 1992 dhe kështu sollëm për herë të parë arritjen e parë monumentale që ndau epokat në Shqipëri. Ne sollëm demokracinë dhe sistemin demokratik.

Unë e di se ka skeptikë vendas dhe të huaj, që do u thonë mos e merrni shembullin e viteve 1991-1992, injorojeni, Berisha është nostalgjik, sot jemi 33 vite larg.

Po, kjo është e vërtetë. Po PD fitoi atëherë se ishte e pamposhtur dhe do fitojë përsëri, sepse qëndron edhe sot e pamposhtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit