Është arrestuar një 19-vjeçar në Dibër i cili ka vjedhur para në banakun e një farmacie.
I arrestuari është Arben Krrash, 19 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky qytetar vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, por u konstatua nga një punonjëse e Policisë Rrugore dhe falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme dhe të Shqiponjave u bë kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë.