Publikohen fotot e Dritëro Azemit dhe Flaka Abdullahut që janë dy shqiptarët nga Kosova të shpallur në kërkim të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal që u godit nga Policia e Shtetit, ku u sekuestruan 46 kg tritol.
Azemi figuron i shpallur në kërkim edhe në vitin 2022, për plagosjen e Shpëtim Metaliajt, ngjarje e ndodhur në një lokal nate në Tiranë.
Së bashku me 3 të arrestuarit e tjerë, gjithashtu nga Kosova, dyshohet se kishin lidhje me bandat kriminale në Shkodër.
Hetuesit kanë nisur të hetojnë disa ngjarje të rënda në Shkodër dhe në Tiranë, ngjarje të hershme me shpërthime tritoli, pasi ka dyshime se ky grup të jetë i përfshirë.