Janë vendosur në pranga 2 qytetarë të cilët ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan qytetarët J. B., 33 vjeç dhe A. N., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.