Është arrestuar në Vlorë një person i cili mbante armë pa leje.
Ky qytetar lëvizte i armatosur në lagjen “29 Nëntori”, ku u u bë arrestimi në flagrancë i personit -S. S., 34 vjeç, banues në Vlorë.
U sekuestrua pistoleta me municion luftarak, që iu gjet 34-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll fizik ndaj qytetarit S. S., të cilit i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.