Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, nuk i shoi institucionet paralele serbe atje, por vetëm nxiti transferimin e tyre në objekte të tjera.
Në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës dhe strukturat paralele të Serbisë funksiononin në të njëjtin objekt.
Madje, në disa raste, si në atë të Leposaviqit, i njëjti person shërbente si kryetar i dy institucioneve. Tani që Lulzim Hetemi është kryetar i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq kryen punën e kryetarit të institucionit paralel serb prej një objekti tjetër.
Por, kjo formulë nuk vlen për të gjitha komunat.
Në sistemin e Kosovës, Mitrovica e Veriut dhe ajo e Jugut janë dy komuna të ndara, ndërsa sipas sistemit paralel serb, ekziston vetëm e ashtuquajtura komunë e Mitrovicës së Kosovës. Që të tria sot funksionojnë në objekte të ndryshme.
Në disa rajone, kryesisht rurale, strukturat paralele funksionojnë nëpër shtëpi të marra me qira (Lexo KETU shkrimin e plote).