Sërish parlament dhe sërish përplasje. 23 deputetë të opozitës nuk do të mund të marrin pjesë në seancën e sotme për shkak se janë përjashtuar për tensionet në seancat e kaluara. Strategjia e opozitës sot ishte ndryshe.
Me miell, sipas tij simbolizon kokainën dhe trafikun ku është zhytur qeveria. Garda ngriti pritën në hyrje të parlamentit duke mos i lejuar që të futen të përjashtuarit. Por Noka u është sulur me miell gardistëve dhe sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.
Deputetët e grupit të Lulzim Bashës janë futur më herët. Në seancën e sotme pritet që të votohen disa projektligje të rëndësishme mes tyre rikthimi i basteve dhe skema e re e prokurimeve.