Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe konfiskon 9 pasuri në pronësi të Redian Rrajës. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit më 01 nëntor 2019. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
VENDIMI I PLOTE
- Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:
- Pasuria me nr. 6/121-N9, zk 8160, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit Redjan Asllan Rraja.
- Pasuria me nr.6/121-N8, zk 8160, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit Redjan Rraja.
- Pasuria me nr.107/49+1-N2, zk 3292, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.
- Pasuria me nr.107/49-G103, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
- Pasuria me nr.107/49-G104, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
- Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës me nr.5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.
- Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane FW262TW, me numër shasie WAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 05 NëNtor 2019.
- Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).
- Shuma prej 2750 euro