Policia e qytetit të Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentatin që ndodhi pasditen e kësaj të enjte në Shkodër, ku shënjestër ishte Selami Brahimi që shihni në foto.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, në hyrje të Shkodrës. Selami Brahimi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se po këqyr kamerat e sigurisë si dhe po kontrollon zonën për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Selami Brahimi nuk rezulton një person me probleme ligjore dhe aktualisht mbetet mister motivi i atentatit ndaj tij.
Plagosja në Shkodër/ Flet drejtori i policisë: Është plagosur lehtë