Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka dhuruar disa momente gazmore gjatë një intervistë të dhënë në një emision me moderatorin Jimmy Kimmel, duke e bërë këtë të fundit të flasë shqip.
Moderatori amerikan kishte përzgjedhur disa nga shprehjet të përdorura gjerësisht nga shqiptarët, duke kërkuar shpjegimin për kuptimin e tyre nga këngëtarja Dua Lipa.
Disa nga shprehjet: “I ke bërë lekët rrush e kumbulla”, “Kishte një dërrasë mangët”, “Sa për sy e faqe” dhe “Hip se të vrava zbrit se të vrava”.
“I ke bërë lekët rrush e kumbulla”, Dua Lipa e shpjegoi duke thënë “Do të thotë ti shpenzosh të gjitha parat e tua për të pirë e për të festuar, për të bërë qejf. Pra rrush dhe kumbulla.