Një efektiv policie me inicialet K.Gj., ka rënë në pranga nga AMP, pasi rezulton se ditën e djeshme ka qëlluar me arnë zjarri së bashku me të birin e tij ndaj një 29-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në qytetin e Kavajës, siç njofton policia ata janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar e armë zjarri ndaj mjetit me të cilin udhëtonte i riu me inicialet K.K.
Nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar, por efektivi K.Gj ka përfunduar në pranga, gjithashtu rezulton se ai nuk ka qëlluar me armën e shërbimit, çka shton akuzën e “armë mbajtjes pa leje”.
I biri i tij vetëm 24-vjeç D. Gj. është në kërkim nga policia
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.