-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndotja e ajrit në Tiranë alarmante! Mjeku Alimhemeti: Lidhet dhe me autizmin

Kryesoret

Këshilltarët e opozitës ka dalë në një deklaratë për mediat, ku mjeku Ilir Alimehmeti foli për ndotjen e ajrit në Tiranë dhe pasojat që ajo sjell.

Ai tha se sipas një studimi të bërë së fundmi, ndotja e ajrit në kryeqytet është 18 herë më e lartë se ajo e lejuar nga OBSH.

Mjeku shton se niveli kaq i lartë i ndotjes shkak probleme kardiovaskulare, respiratorë dhe lidhet edhe me autizmin.

“Sot kemi marrë një temë shumë të rëndë për sicilin prej nesh. Ndotja e mjedisit në Tiranë është në nivele alarmante. Pse? Sepse vetëm një vit pas hyri në fuqi në 2015, 2016 miratoi planin e famshëm për Tiranën, që kishte vetëm një qëllim, betonizimin e Tiranës dhe prishjen e parqeve.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit që ka detyrë për ta shikuar, ndaloi së bëri më matje, për të vazhduar betozimi dhe shkatërrimi i parqeve.

Për atë që ne u quajmë grimcezat shumë të imëta, norma maksimale që lejon OBSH  5 pg/ m3, e ku është Tirana? Eshtë ndërmjet 33.6 dhe 92.6, pra rreth 7-18 fish më shumë se norma maksimale e lejuar.

Kjo shkakton probleme të ndryshme kardivaskulare, probleme respiratorë dhe vdekje të parakohshme.

Që tani unë mund t’ju them një problem madhor në rritje, që është ai autizmit. Rrisku rritet me 64 përqind nëse një fëmijë ekspozohet në 10 mikrogram për metër kub” tha ndër të tjera ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit