-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Porositi “killerin” Nuredin Dumanin t’i hiqte qafe gruan, SPAK i kopsit letrat avokatit

Kryesoret

SPAK ka mbyllur hetimet ndaj avokatit Alben Bengasi, i akuzuar për dhunë në familje ndaj ish-gruas së tij Blerta Bengasi (Ruçi).

Në fakt ngjarja është më e rëndë se kaq, sipas hetimeve të SPAK, në 30 janar 2020, Blerta Bengasi është dhunuar në mënyrë brutale në makinën e saj nga një person, i cili e ka goditur shumë herë mbrapa koke dhe në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ajo asaj kohe denoncoi ngjarjen në polici. Nga hetimet e SPAK rezultoi bashkëshorti i viktimës, Alban Bengasi për shkak të konfliketeve në familje, ka porositur dhunën ndaj bashkëshortes së tij asaj kohe, Blerta Bengasi, e cila mund të përshkallëzohej deri në vrasje.

Hetimet tregojnë se i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani. I pandehuri Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

SPAK ka vendosur “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.75/5”, në ngarkim të të pandehurit Alban Bengasi, akuzuar për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit