-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëdorëzohet biznesmeni Pando Papuçi, prej dy vitesh në kërkim

Kryesoret

Është vetëdorëzuar këtë të premte në Komisariatin e Policisë së Sarandës, biznesmeni Pando Papuçi 68 vjeç. Papuçi ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja” që coi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka cuar cështjen në gjykim pak muaj më parë. Po sot, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ekzekutuar masën “sekuestro preventive” në objektin në fjalë.

Më herët, në mars të një viti më parë, Papuci kishte kërkuar nga arratis ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, që u refuzua nga Gjykata pas plot 7 seancash gjyqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit