Një 4-vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
Shoferja e automjetit, e identifikuar me inicialet G.A. 21 vjeçe, dyshohet se teksa drejtonte makinën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur të miturin.
Fatmirësisht i mituri është jashtë jashtë rrezikut për jetën ndërsa shoferja 21-vjeçare është vënë nën hetim.