Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e mëngjesit të sotëm në Kurbin, ku u bë atentat ndaj Ardjan Gjeloshit, pronar i një firme për mbetjet inerte dhe mbeti i vrarë ekonomisti i tij, Selman Mihna.
Ky është ekonomisti që u vra dhe biznesmeni që u plagos në Kurbin
Në deklaratën e tij për policinë Gjeloshi ka thënë se autorët janë prezantuar si polic në momentin që janë futur brenda objektit, dhe kanë qëlluar me armë drejtë Ardjan Gjeloshit dhe Selman Mihna i cili fatkeqësisht ngeli viktimë.
Gjithashtu dyshohet se janë dy makina në këtë sulm me armë, njëra prej tyre një mjet tip “Range Rover” e vjedhur disa kohë më parë në një karburant në autostradën Lezhë-Laç.