Një konflikt midis dy qytetarëve dhe një mekaniku është regjistruar ditën e sotme në Durrës.
Nga policia konfirmohet se një i ri kishte lënë makinën e tij për t’u riparuar në një servis, dhe prej dy ditësh nuk kontaktonte dot me mekanikun.
Ndërsa më vonë kishte mësuar se makina e tij jo vetëm ishte riparuar, por mekaniku e përdorte për të lëvizur nëpër qytet.
I riu sëbashku me të atin shkuan pasditen e kësaj të shtune për të sqaruar situatën me pronarët e servisit.
Sqarimi nuk ka shkuar ashtu siç pritej, pasi sipas burimeve i ati i të riut është marrë peng në makinë nga mekaniku.
Zyrtarisht policia ende nuk referon se kemi të bëjmë me një pengmarrje. Sikundër duket nga pamjet, grupi hetimor dhe policia është në vendngjarje dhe më tepër detaje priten të mësohen në vijim.