-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alonso dhe Leverkusen nxjerrin në “pension” Bayernin, të vetëm në krye të Gjermanisë

Kryesoret

Bayern Leverkusen nuk është më surpriza e këtij sezoni në Bundesligë, përkundrazi mbrëmjen e sotme tregoi se është favoriti kryesor për të FITUAR KAMPIONATIN.

Pas një “diktature” të gjatë në Bayernit të Mynihut, ekipi Xabi Alonsos i tregoi se momenti i tyre ka përfunduar duke marr një fitore bindëse 3-0 pikërisht kundër gjigantëve të Mynihut.

Në pjesën e parë realizoi një futbollist që i njeh mirë kampionët e Gjermanisë. Stanisic ndëshkoi ish-skuadrën e tij, për t’i dhënë epërsinë të tijëve.

Goli i Grimaldos në pjesën e dytë e ktheu në mision të pamundur marrjen e pikëve për bavarezët në këtë takim.

Edhe pse mysafirët ushtruan presion konstant, e patën të vështirë të çanin murin e kundërshtarit. Në fund Frimpong thelloi shifrat me një gol nga larg.

“Aspirinat” kryesojnë me 55 pikë, duke lënë mbrapa Bayernin e Tuchel me 5 pikë më pak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit