-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta “hap” fushatën në Shkodër: Do të japim 10 mijë Euro për çdo fermer

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në Shkodër ku foli për të rinjtë dhe bujqësinë. Tha se do u japë fermerëve 10 mijë Euro nëse vjen në pushtet. Më tej u shpreh se është koha për një organizim të fuqishëm për opozitën dhe Partinë e Lirisë.

Ne do të japim grant 10 mijë Euro për fermer që dëshiron që të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë. Do i lehtësojmë nga taksat për pesë vitet e para.

Në serbi japin 350 Euro për një lopë, kurse këtu 98 vetëm për ata që kanë mbi 10 lopë. Në Maqedoni japin subvencion edhe për qentë. Këtu vidhet në mënyrë të jashtëzakonshme” tha ai

Çmimi i apartamenteve në Shkodër për një vit ka shkuar 1200 Euro metri katror, ku do i gjejë një çift i ri, ku pagat këtu janë 500-600 Euro. Dyfish paguhet në Ulqin një grua që punon në fasoneri në raport me Shkodrën.

U leverdis më mirë të shkojnë të punojnë atje dhe të kthehen këtu në darkë. Qeveria qëllimisht e mbiçmon lekun dhe nënçmon euron vetëm për interesat e saj, të pastrimit të lekëve, interesat e importuesve” tha ai.

Regjimi i inceneratorëve, ju e dëgjuar ish-zv/ kryeministrin që tha se kur të shohin shqiptarët të vërteta do të llahtarisen. Imagjino kur llahtariset ai imagjino se cfarë ndodh me qytetarët poshtë, që cdo ditë tronditen nga rritja e kostove dhe papërgjegjëshmëria e qeverisë.

Ju ftoj të ecim me një temp të ri në këtë proces hapje dhe riorganizimi të PL-së në Shkodër dhe të gjithë vendin. Rezultati do të jetë surprizë në Shkodër dhe të gjithë vendin për zgjedhjet që po vijnë”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit