Në datë 14 Shkurt në Tiranë do të vijë sekretari amerikan i shtetit, Blinken, njeriu që firmosi me dorën e tij shpalljen “non grata” të Sali Berishës.
Por përse po vjen në kulmin e dy vatrave të nxehta të luftës në Ukrainë dhe Gaza, zyrtari i lartë amerikan në Tiranë. Çfarë mund të negociohet me Shqipërinë?
Ditët e fundit në media ka pasur skenarë se mund të flitet edhe sjelljen e refugjatëve palestinezë apo ukrainas. Kosova.
Siguria në Ballkan dhe mbi të gjitha çfarë mund të përfitojë Shqipëria nga kjo vizitë? Eksperti i sigurisë Redon Qiriazi në një intervistë për “5Pyetjet.al” bëri një analizë të qartë dhe të plotë.
Ai kërkoi që qeveria shqiptare duhet të kërkojë që të përfitojë në negociatat me SHBA-në dhe jo vetëm të thotë “PO” pa asnjë në këmbim.
Gjithashtu zoti Qiriazi komentoi edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti deklaroi se ka marrë kërcënime për jetën nga individë dhe struktura të lidhura me Beogradin zyrtar.