Një 30-vjeçar, Etmir Pazaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.
Sipas policisë ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim dhe trafikim të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Ai akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.