Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçare, identiteti i së cilës nuk dihet ende.
40-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda dhe raportohet se trupi i saj është dërguar në morgun e Tepelenës.
Po ashtu, në spitalin e Gjirokastrës është transportuar dhe një i ri i plagosur, si dhe dy persona të tjerë kanë marrë gërvishtje të lehta.
Policia ndodhet në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur shkakun e aksidentit.
Aksident i rëndë në vend, përplasen 3 makina, raportohet për viktima