-sidi education-spot_img
13.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Breshëri zbardh Tiranën, merrni masat për nesër

Kryesoret

Tirana është përfshirë sot nga një mot me shi, herë pas here i dendur shoqëruar dhe me breshër i cili në disa momente pr disa minuta ka zbardhur rrugët e kryeqytetit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që moti i paqëndrueshëm me reshje shiu  me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin do të vijojë edhe të hënën.

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “përplasje” e qarkullimit anticiklonar me masa ajrore të lagështa veriperëndimore me qarkullimin ciklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta jugperëndimore.

Ditën e Hënë moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin. Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët përgjatë maleve në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit