-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korçë/ E motra e alarmuar në polici: Prej 3 muajsh nuk e dimë ku është vëllai

Kryesoret

Në Komisariatin e Korçës është paraqitur një 66-vjeçare nga fshati Biranj, e cila kallëzoi humbjen e kontakteve me vëllain 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit nuk ka dijeni.

Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari Flori Mu ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia, më 18 nëntor 2023.

Denoncimi nga familjarët është bërë vetëm tani.

“Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit