-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sassuolo harron të fitoj, Bajrami i gëzohet barazimit

Kryesoret

Sasuolo ka barazuar me Torinon në ndeshjen e të shtunës në darkë në Serinë A, duke i dhënë fund serisë prej tre humbjesh radhazi që kishin zhytur ekipin në tabelën e klasifikimit. Megjithatë, skuadra është në moment të vështirë pasi po lufton për mbijetesë, si rrallëherë në sezonet e fundit dhe për këtë është i ndërgjegjshëm edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Futbollisti ishte titullar në këtë sfidë, duke luajtur për 73 minuta, ndërsa pas ndeshjes ishte ai që u shfaq para mikrofonit të “Sky Sport” për të dhënë mendimet rreth rezultatit që mban për momentin ekipin e tij jashtë zonës së ftohtë.

“Për ne ishte një pikë shumë e rëndësishme, e gjithë skuadra ka luajtur mirë, na mungoi vetëm ajo prekja e fundit përpara. U mbrojtëm mirë, duhet të vazhdojmë kështu deri në fund dhe nuk duhet të dorëzohemi. Situata e trajnerit Dionisi? Ne japim maksimumin në fushë, pastaj futbolli është i tillë.

E dimë të gjithë që është një situatë e vështirë, jemi një ekip, mundohemi të ecim përpara. Nuk duam të dorëzohemi, kemi bërë një paraqitje shumë të rëndësishme dhe pastaj kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme ndaj Atalantës”, tha mesfushori shqiptar pas duelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit