-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çmenden” shoferët në Tiranë, mbi 11 mijë gjoba brenda javës

Kryesoret

Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor duket se janë kthyer në një problem serioz në Tiranë, policia rrugore ka njoftuar se brenda javës janë vendosur një total prej 11,462 gjobave ndaj shoferëve.

Këtë javë në Tiranë, Policia Rrugore ka marrë masa të rëndësishme për sigurinë e qarkullimit:

14 persona janë ndaluar për vepra penale në trafik, duke përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, aksidente dhe korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike.

U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.

84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

8 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit dhe detyrime të papaguara”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit