Policia ka reaguar për ngjarjen e djeshme në Durrës ku në një konflikt u përfshinë babë e bir me 2 mekanikë/pronarë servisi.
Siç u raportua një i ri kishte dërguar mjetin e tij për ta rregulluar në një servis në Durrës.
Mekanikët jo vetëm që nuk e kishin rregulluar por madje lëvize me makinën e tij nëpër qytet.
I riu së bashku me të atin e tij 46-vjeçar kanë shkuar të sqarojnë situatën me pronarët e servisit, ku ka ndodhur e pamenduara.
Në një konflikt 2 pronarët e servisit (vëllezër) Domeniko dhe Ermal Ceni, kanë tentuar ta shtypin 46-vjeçarin duke e marrë mbi kofanon e automjetit.
Siç njofton policia shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.
Durrës/ I riu çon makinën në servis, mekaniku i bën gjëmën dhe i merr peng të atin
Njoftimi i policisë:
Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh. 2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit, për të lëvizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit.
Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.