Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi nga selia blu deklaroi se Taulant Balla ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Ferdinant Tarazhin.
Tarazhi është një ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme, i kallëzuar në SPAK në vitin 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruksionet e komisariateve. Këlliçi tha se ai ka qenë i punësuar edhe tek inceneratori i Tiranës.
“Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave” tha ai.