-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ky është burri që qëlloi me plumba dhëndrin e familjes në Shkodër

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja nga atentati pak ditë më parë ndaj Selami Brahimit. Autori i plagosjes mbrëmjen e 8 shkurtit në Shkodër mësohet se është xhaxhai i bashkëshortes së Brahimit.

Sulejman Kapllanaj është arrestuar në Berlin të Gjermanisë dy ditë pas ngjarjes (10 shkurt) ndërsa pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.

68-vjeçari tentoi që të vrasë dhëndrin e shtëpisë, Selami Brahimi kanë pasur konflikte prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes.

Sulejman Kapllanaj dyshohet se ka qëlluar nga një automjet tip Skoda ngjyrë e bardhë, të cilën e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit kur ka ardhur drejt Shqipërisë pasi jeton në Itali.

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë automjeti u gjet i parkuar në lagjen “Rus” në Shkodër.

Brenda makinës u gjet arma e zjarrit tip automatik kallashnikov, si edhe edhe 8 gëzhoja, ndërsa një gëzhojë u zbulua në vendin e ngjarjes e cila është e njëjtë më gëzhojat brenda makinës, provë e cila çoi në zbardhjen e kësaj ngjarje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit