Një ditë pas asamblesë, Bledi Çuçi mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste duke u kërkuar që të dalin në terren pasi jemi një vit larg zgjedhjeve.
“Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje.
Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet” mësohet se ka deklaruar Çuçi.
Dje kryeministri në asamblesë e vendosi theksin mbi të gjitha tek Tirana duke dislokuar pjesën më të madhe të kabinetit, ministra, zv/ ministra, por edhe deputetë për cdo kuti.