Atentati me armë zjarri ndaj 51-vjeçarit Ardjan Gjeloshi në Gurëz të Kurbinit, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe u vra ekonomisti i firmës Selman Mihana, vijon të mbetet pa autor.
Autorët dyshohet se kanë qenë tre të maskuar si policë dhe në atentat janë përdorur dy makina. Biznesmeni Gjeloshi ka mohuar të ketë konflikte, duke mos e orientuar grupin hetimor drejt një piste hetimi.
Ndërkohë përgjatë dy ditëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm personash, të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor.
Pistat kryesore të hetimeve janë përqendruar tek hasmëria, konfliktet e vjetra dhe konkurrenca.
Tre pista/ Kush ishin “policët” që qëlluan me plumba drejt biznesmenit?