-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendet e BE-së paralajmërojnë për rritje të propagandës ruse para zgjedhjeve në bllok

Kryesoret

Franca, Polonia dhe Gjermania e kanë akuzuar të hënën Rusinë se po e përgatit një rrjet të hollësishëm të uebsajteve për të përhapur propagandë proruse, në mënyrë që t’i minojë qeveritë e tyre.

Ato kanë paralajmëruar gjithashtu se do të ketë shpërndarje të madhe të përmbajtjes propaganduese para zgjedhjeve në Bashkim Evropian në qershor.

Vendet e Perëndimit i kanë akuzuar vazhdimisht operativët rusë se po i përdorin rrjetet sociale dhe internetin për të shpërndarë të dhëna të rrejshme apo mashtruese për t’i minuar ato, për ta promovuar Rusinë, apo për ndryshuar opinionin publik në vendet e tyre kundër mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj nga pushtimit rus.

“Jemi në një kohë të ndjeshme kur do të kemi zgjedhje evropiane dhe, sa i përket Francës, organizimin e Lojërave Olimpike”, tha ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, gjatë një konference të përbashkët për media me homologët e vet, atë gjermane dhe atë polak në Paris. /rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit