-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Shumë shpejt do të ketë zhvillime edhe për bashkimin e të gjithë kampit opozitar

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se opozita duhet të ketë lidership të ri, por theksoi se i bindet vullnetit të shumicës.

“Nuk i hyj asnjë teorie konspirative, sepse nuk e ndërtoj vendimmarrjen time mbi teori të tilla. Kam lexuar teoritë. Kemi 5 muaj që themi se do të ndodhë së shpejti bashkimi i grupit të PD-së. Unë e kam thënë që nuk e kam asnjë kompleks që të bëj mbledhjet e grupit në selinë e PD-së.

Grupi rikthehet në PD, Bardhi te ‘5Pyetjet’: Jemi në një front kundër Ramës

Qëndrimi im ka qenë dhe është që beteja është bërë për ta forcuar PD-në. Ne kemi punuar për zgjidhjen optimale. Një lidership i ri do të ishte zgjidhja optimale për PD-në. Kështu e gjykoj unë. Për fat të keq, mendimin tim nuk e ndanë shumica e anëtarëve të partisë.

E vetmja zgjidhje që mbetet është që duhet të respektohet vullneti i shumicës pavarësisht se cfarë do të tregojë koha. Zgjedhjet e ardhshme janë pas një viti, kemi humbur shumë kohë nga ky debat dhe lidhjen me qytetarët” tha ai.

Ai tha më tej se tani do të bashkohet e gjithë opozita. “Nuk ka asnjë lidhje bashkimi me vizitën në Uashington, nuk e ngatërroj vizitën me zhvillimet brenda PD-së. Shumë shpejt do të ketë zhvillime edhe për bashkimin e të gjithë kampit opozitar” tha ai.

Bardhi: Duhet lidership i ri, por Berisha ka shumicën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit