Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Bilisht-Miras, ku për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, ku R. L., 26 vjeç shoferi i një automjet i tipit ”Benz” ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur fillimisht me një fuoristradë e më pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rruge.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar shoferi i “Benzit” i cili është dërguar në spitalin e Devollit, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë ka raportuar se shkaktar i aksidentit ka qenë pikërisht shoferi i “Benzit” ku nga shpejtësia e lartë ka humbur kontrollin e automjetit.